Web faqja e re mundëson informata mbi Korona virusin në 25 gjuhë.

Web faqja e re mundëson informata mbi Korona virusin në 25 gjuhë.

Nëpërmjet kësaj web faqje dhe linjës telefonike mund të merrni përgjigje për pyetjet tuaja në lidhje me Korona virusin në gjuhën tuaj. Linja telefonike dhe chati jonë kanë të punësuar profesionistë gjuhësor dhe mbulojnë 25 gjuhë të ndryshme. Çdo ditë gjatë orës 14-16 mund të flisni ose të shkruani me një punonjës në gjuhën tuaj. Punonjësit kanë informatat e fundit nga autoritetet e shëndetësisë për Korona virusin në Danimarkë, dhe mund të përgjigjen në shumicën e pyetjeve.

Po në qoftë se na kontaktoni jashtë orarit 14-16, atëherë lëreni një mesazh në chat e njëri nga punonjësit do t ́ju përgjigjet jo më vonë se ditën e nesërme gjatë orës 14-16. Web faqja gjithashtu do të sjellë lajme të zgjedhura dhe udhëzime të rëndësishme nga autoritetet daneze.

Prapa kësaj web faqje qëndron Dansk Flygtingehjælp dhe Als Research dhe financohet nga Novo Nordisk Fonden. Ne bashkëpunojmë me autoritetet qendrore daneze që t ́ju sigurojmë se të dhënat, të cilat komunikohen, janë korrekte dhe të përditësuar.