Nga 18 maji i vitit 2020, kisha kombëtare dhe bashkësitë e tjera fetare mund t`i hapin sërish  kishat, sinagogat dhe xhamitë për publikun.

Nga 18 maji i vitit 2020, kisha kombëtare dhe bashkësitë e tjera fetare mund t`i hapin sërish  kishat, sinagogat dhe xhamitë për publikun.

Nga 18 maji i vitit 2020, kisha kombëtare dhe bashkësitë e tjera fetare mund t`i hapin sërish  kishat, sinagogat dhe xhamitë për publikun.

Këtu keni udhëzimet kryesore për rihapjen e përgjegjshme të kishës kombëtare dhe bashkësive të tjera fetare. Në tërësinë e tyre të plotë, udhëzimet mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Çështjeve Kishtare (në Danisht, këtu).

Në qoftë se nuk jeni të sigurtë se si udhëzimet ndikojnë në mundësitë e juaja për praktikimin e fesë tënde, atëherë na thirrni në linjën tonë telefonike.

Ndalimi i grumbullimit të njerëzve brenda ambienteve të kishës dhe në ato të bashkësive të tjera fetare nuk vlen.  Gjithashtu, ndalimi nuk vlen edhe në raste varrimi dhe ceremoni mortore.

Lejohen:

  • Lutja, adhurimi, lutja e së Premtes, mesha, rrëfim, pasqyrim personal, etj.
  • Pagëzim, Konfirmim, Bar e Bat mitzvah, Martesa, Varrosje, ceremoni mortore dhe akte fetare të ngjashme.
  • Aktivitete të tjera të kongregacionit në kisha, sinagogë, xhami, famulli, shtëpi kongregacioni dhe lokale të tjera.

 

Përveç varrimeve dhe ceremonive mortore, aktivitetet që janë jashtë ambientve fetare duhet ende të jenë në përputhje me rregullat e grumbullim ndalimit.

Aktivitetet brenda lokaleve duhet të jenë në përputhje me kërkesat e autoriteteve për ambientet në të cilat publiku ka qasje, përfshirë:

1) 4 metër katrorë të dyshemesë për jo më shumë se një vizitor. Nëse zona e dyshemesë është e më vogël se 4 metër katrorë, atëherë lejohet qasje vetëm për një vizitor.

2) Lokalet duhet të jenë të sistemuara në atë mënyrë që njerëzit mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

3) Brenda dhe afër lokaleve duhet vendosur informacionet e autoriteteve të shëndetësisë, që kërkojnë nga personat me simptome të Korona virusit/COVID 19 të izolohen në shtëpi, të mbajnë higjienë të mirë dhe të kenë sjelle të duhur në hapësirën publike.

4) Punonjësit, vullnetarët dhe vizitorët duhet t’i përmbahen rekomandimeve për higjienë të mirë dhe sjelljeje të duhur të dhëna nga autoritet e shëndetësisë.

5) Vizitorët dhe pjesëmarrësit duhet të kenë në dispozicion ujë, sapun të lëngshëm dhe dezinfektues me bazë alkooli (70-85%).

6) Punonjësit dhe personat e tjerë që janë të lidhur me lokalin, e që ofrojnë ushqim të hapur duhet patjetër të veshin doreza.

 

Për më tepër, rekomandimet e përgjithshme të autoriteteve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit duhet të respektohen.

Mos harroni të mbani distancë. Duhet të ketë të paktën 1 metër mes njerëzve. Në situata kur mund të ketë një rrezik të shtuar të infeksionit, p.sh. në një shërbim në kishë ku ka këndim, duhet të paktën të ketë 2 metra distancë.

Mos harroni të mbani distancë në arritje dhe shkuarje.

Vizitorët me rrezik të shtuar duhet të konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre në aktivitete fetare. Ata duhet të kërkojnë të marrin pjesë në mënyra të tjera, p.sh. përmes internetit ose mundësive të tjera.

Udhëzimet për një rihapje të përgjegjshme të kishës kombëtare dhe bashkësive të tjera fetare janë dinamike dhe përshtaten vazhdimisht sipas situatës.