Plani për rihapjen e Danimarkës është aprovuar

Plani për rihapjen e Danimarkës është aprovuar

Më 7 maj, qeveria ka paraqitur planin e mëposhtëm për rihapjen e një numri të vendeve të punës dhe institucioneve në të ardhmen e afërt. Rregullat për distancim social dhe higjienë ende duhen të mirëmbahen. Rihapja është e kushtëzuar me atë që aktivitetet të zbatohen në mënyrë të justifikueshme për shëndetin publik, dhe me atë që infeksioni të mbahet nën kontroll.

Na thirrni në telefon nëse nuk jeni të sigurt se çfarë do të thotë rihapja për ju dhe familjen tuaj.

  • Hapja e plotë e tregut me pakicë – dyqane dhe qendra tregtare (11 maj)
  • Klasat 6-10 (18 maj)
    Shkollat dhe komunat akordohen se si brenda udhëzimeve të kujdesit shëndetësor, rihapja mund të ndodhë.
  • Mësimdhënia dhe provimet me kërkesë për paraqitje fizike (18 maj)
    Hapja e STU, EUD dhe R&D (18 maj)
  • Restorantet, kafenetë e të ngjashme (18 maj)
  • Kisha kombëtare dhe bashkësitë fetare (18 maj)
  • Punë në shtëpi te ndërmarrjet private
  • Sporte profesioniste pa spektatorë
  • Huazimi në biblioteka (18 maj)
  • Shoqatat dhe klubet sportive
  • Përfundimi i kurseve në shkollat e mesme (18 maj)
  • Kopshtet zoologjike ku mysafirët transportojnë veten me automobil mund të jenë të hapura.

Qeveria është në dialog me shtetet fqinje dhe do të vendosë mbi masat e vënë për kontrollin e përkohshëm të kufijve, mbi ndalimet e hyrjes, si dhe për udhëzimet e udhëtimit. Për këtë qeveria do t´ju njoftojë jo më vonë se 1 qershor 2020.